Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person i akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, ngjarje e ndodhur në muajin mars, pranë zonës së stacionit të trenit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta shtetasi E. F.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.