Deputetët në hollin e Kuvendit sot patën një pritje ndryshe nga herët e tjera. Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT) dhe Qendrën për promovimin e drejtave të grave, deputetëve u vendosën nga në shall që simbolizon parandalimin e dhunës ndaj grave.
Ky aktivitete u organizua në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputetet, Blerta Deliu- Kodra tha se dhuna ndaj grave është një dukuri në rritje.
Por sipas saj, institucionet përkatëse duhet respektuar ligjet në fuqi për parandalimin e kësaj dukurie.
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKMRT-së, tha se rastet e shpeshta të dhunës ndaj grave kanë përfunduar disa herë edhe me fatalitet, prandaj edhe ndërhyrja e institucioneve është mase e nevojshme.
Sipas deputetes Lirie Kajtazi Kuvendi duhet të marr masa ndaj dhunës së grave.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.
25 nëntori u deklarua si Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave në takimin e parë feminist të vendeve të Amerikës Lane dhe Karaibeve që u mbajt në Bogota, Kolumbi, nga 18-21 korrik 1981.
Në atë takim gratë denoncuan sistemakisht dhunën gjinore, duke filluar që nga rrahjet brenda familjes, përdhunimet e ngacmimet seksuale, duke vazhduar me dhunën shtetërore, me torturat dhe abuzimet me të burgosurat politike.