Mbi fenomenin e vrasjeve të grave nga burrat e tyre

Prishtinë | 03 Dhj 2023 | 16:45 | Nga Doruntina Grulaj

Kurrë nuk duhet të harrojmë se cilat do qofshin situata, dhuna nuk është faji yt!

Përplasja ndërmjet rrymës maskuliste dhe asaj feministe, të cilët teksa mbrojnë me fanatizëm idetë e tyre, lënë vend për të dyshuar tek elementi i “barazisë gjinore”. Nuk ka dyshim se rastet e dhunës në familje cilësohen si akte të rënda, të dhimbshme, të palejueshme në mbarë shoqërinë globale, ndonëse në vendet tjera ku shoqëria është më e emancipuar janë raportuar rastet e dhunës qysh herët kur kanë ndodhur ato, gjersa te shoqëria kosovare kanë ndodhur shumë herë dhuna ndaj femrës, motrës, gruas e që nuk janë denoncuar as nga familjarët, as nga shoqëria dhe as nga organet kompetente, duke u bazuar në mentalitetin shqiptar dhe paragjykimet femrat nuk kanë gjetur përkrahjen e familjes, as të shoqërisë, kurse më vonë ka ardhur vetëdijesimi i rrethit familjar, e atij shoqëror.

Ndonëse fatkeqësisht një pjesë e shoqërisë tonë ende jetojnë me paragjykime, por sa shohin një lajm të tillë në lidhje me dhunën ndaj gruas menjëherë shohim komentet banale si: “E ka lyp, ajo s’bon me fol, burri gjithmonë ka të drejtë, ajo duhet veç me ngu… e shumë fjalë të pabaza” rrallëherë dëgjojmë komente të keqardhjes, kundër dhunës, e që thuhet se burrat kanë faj. Po këto komente frustuese, fyese dhe përçmuese janë ato që tregojnë edhe pjekurinë e meshkujve, dhe mbështetjen që ata japin ndaj abuzuesit sikur thonë do ta bëj edhe unë të njëjtin veprim.

Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në shoqërinë tonë, një gjë duhet të dimë se dhuna nuk dallon personalitete, klasat në shoqëri, as moshën, as gjendjen ekonomike, mund të jenë disa faktor por problemi kyç mbetet nevoja për të pasur kontroll mbi tjerët anëtarë të familjes. Kjo fillon nga dhuna verbale, pason ajo psikologjike, fizike, deri tek dhuna seksuale, në rastin më të keq edhe kemi raste me vdekje. Problemi më i madh është se ata dhunues gjithmonë pas çdo abuzimi mundohen vënë në faj partnerët e tyre ose familjarët, duan ti ikin përgjegjësisë, e në shumë raste thonë se nuk do të ndodh më por, sa kalon pak kohë e përsërisin dhunën. Kurrë nuk duhet të harrojmë se cilat do qofshin situata, dhuna nuk është faji yt, askush nuk duhet të marrë jetën tënde mos lejo ta duash e ai ta kthejë me ndjenjën e vrasjes.

Mund të themi së ka faktor që na dërgojnë deri tek dhuna në familje dhe ata mund të jenë nga më të ndryshmit mirëpo dhuna është e ndaluar në çdo mënyrë sepse abuzimi mund të prekë çdo aspekt të jetës së personit të abuzuar, të cenojë shëndetin fizik dhe at mendor, gjithashtu rrezikon edhe mundësinë për të punuar, dihet këto raste kanë ndikim tejet negativ sa që qojnë deri në vetëvrasje pra, ata marrin vendime që i shtyn deri tek vetëvrasja pikërisht nga ana e abuzuesit. Kjo ndikon thellësisht keq në mendjen e njeriut, por edhe më keq bëhet kur fëmijët janë dëshmitarë, të dhunës dhe ata nëse përjetojnë këto kriza familjare gjatë zhvillimit të tyre bëhen agresivë, të dhunshëm, të paqëndrueshëm në raport me familjen, rrethin dhe shoqërinë.

Ndër faktorët kyç për dhunën në familje mund të jenë shumë si: pirja alkoolit, drogës, lojërave të fatit, xhelozia e tepruar, mosbesimi edhe kur thuhet e vërteta (partneri mund të jetë psikopat), kemi edhe shumë faktorë tjerë si ana financiare, emancipimi i femrës etj.

Theksojmë se kemi edhe për arsye banale, për hiç gjë që burrat reagojnë me dhunë, p.sh nëse darka pak u vonohet, ose nuk u pëlqen ushqimi, nga kjo fillojnë dhunë verbale ndaj partnerëve, pastaj ndikojnë emocionalisht tek to, që më pas ato kalojnë në dhunë fizike, seksuale.

Dhuna është e ndaluar dhe duhet denoncuar rastet dhe të mbrohen fëmijët, femrat dhe gratë sepse ato edhe janë më të rrezikuarat. Mos prano të kalosh jetën me një abuzues, më mirë të jetosh e vetme se sa me një dhunues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme