Dhuna në baza gjinore – legjislacioni është i avancuar, sfidë mbetet trajtimi e parandalimi

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 15:13 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Solidar Suisse (SEE) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore kanë mbajtur konferencën “Të kuptuarit e peizazhit institucional: Vlerësimi i dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Menaxherja e projektit “Solidar Suisse SEE”, Firdeze Bekteshi-Ukaj, tha se konferenca u zhvillua në kuadër të një projekti më të madh të financuar nga Komisioni Evropian që quhet “Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes arsimit dhe ndërgjegjësimit”.

Sipas saj, konferenca do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për adresimin e funksionimit dhe sfidave të mekanizmave komunalë në Kosovë, me fokus në arritjen e parandalimit të barabartë dhe efektiv të dhunës me bazë gjinore. Ajo tha se janë ngritur kapacitete sa i përket legjislacionit në fuqi.

“Në kuadër të kësaj konference, qëllim kryesor i konferencës ka qenë që përveç që të prezantohen objektivat, aktivitetet e projektit, të prezantohet edhe një studim bazë, gjetjet e tij dhe rekomandimet. Studimi ka pasur të bëjë me të kuptuarit, perceptimet, gjykimet, qëndrimet, në nivel institucional lidhur me dhunën në baza gjinore. Gjithashtu për t’i vlerësuar në njëfarë forme mekanizmat koordinues, komunalë kundër dhunës në bazë gjinore, ndërsa më pas për të identifikuar hapat e mëtutjeshëm të cilët duhen ndërmarrë në bashkëpunim me të gjithë akterët dhe palët e interesit”.

“Ka qenë, mos të them e çuditshme por shumë e mikpritëshme prezenca e shumë akterëve relevantë dhe palëve të interesit. Zakonisht ndodhë që konfirmohen pjesëmarrësit, por sot pos numrave të konfirmuar kanë ardhur edhe persona të cilët nuk e kanë konfirmuar. Pse po e përmend këtë është sepse kjo dëshmon se ka nevojë që tema të trajtohet dhe të gjenden përgjigje të duhura. Kur them përgjigje po flas për zgjidhje të cilat duhet të identifikohen, në mënyrë që në fund të fundit viktima e dhunës bazuar në gjini të trajtohet në mënyrën më të dinjitetshme”, tha Bekteshi-Ukaj.

“Ka pasur rekomandime të shumta, në parim njëra pjesë e akterëve nuk është që nuk janë pajtuar, por kanë qenë të çuditur me perceptimet e zyrtarëve për barazi gjinore lidhur me perceptimin e tyre për dhunën me bazë gjinore. Përderisa nga ana tjetër flitej se deri më tani janë ofruar ngritje të ndryshme të kapaciteteve në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe të gjitha informatat e tjera që këto mekanizma duhet t’i kenë, megjithatë nga ana e mekanizmave shihet se këtu qëndron një diskrepancë. Në të ardhmen do të ulemi dhe të diskutojmë me të gjitha palët e interesit se cilët do të jenë hapat të cilët duhet të ndërmerren në mënyrë që mekanizmat të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme duke e pasur në fokus trajtimin e dinjitetshëm të dhunës me bazë gjinore”, u shpreh Bekteshi-Ukaj.

Të ngjashme