Dhuna në familje – më e vështira për trajtim, thuhet në mbledhjen e Prokurorisë së Prizrenit

Prishtinë | 24 Dhj 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Rastet e dhunës në familje, janë rastet më të vështira për trajtim, në veçanti sfiduese janë ato kur kryerësit e saj janë personat me çrregullime mendore.

Kështu u tha në takimin përmbyllës të mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Në këtë takim, thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm prokurorja/koordinatore znj. Elfete Purova, udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm prokurori z.Atnor Skoro, përfaqësues nga Policia e Kosovës për regjionin e Prizrenit, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga Shërbimi Sprovues, mbrojtës të viktimave, si dhe përfaqësues nga OJQ”, shkruan në kumtesë.

Aty tutje bëhet e ditur se prokurorja Hoxha, njoftoi se në periudhën Janar – Nëntor 2024, Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar 329 kallëzime penale, lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 319 lëndë të kësaj natyre.

Të ngjashme