Dhuna në familje me përmasa shqetësuese, 1 700 gra të raportuara në data-bazë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OSBE-ja ka prezantuar rezultatet e Anketës mbi “Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë”, në prag të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”, raporton EkonomiaOnline.

Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje, Naim Qalaj, tha se 1700 gra janë raportuar në bazën e tyre, të cilat kanë përjetuar dhunë në familje.

Ai tha se mbetet shqetësuese dhuna në familje, e cila është shumë prezente në shoqërinë tonë. 

“Kosova nuk bën përjashtim nga vendet tjera për më tepër kur e kaluara kur para dhe gjatë luftës është paraqitur me pabarazi dhe mohim të gjithë vlerës njerëzore për të qenë si tjerët. Populli ynë përjetoi luftë dhe agresion që rezultoi me humbje të jetëve dhe dhuna seksuale në këtë periudhë është përjetim më tragjik dhe brutal i akteve kriminale që janë kryer gjatë kësaj kohe. Falë gatishmërisë së shoqërisë sonë për zhvillim dhe emancipim sot kemi infrastrukturë ligjore që në themele Që promovojnë barazinë gjinore. Kosova sot ka krijuar mekanizma efikas për mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës. Baza e krijuar ndaj dhunës në familje deri më tani janë 1700 gra të raportuara që do të thotë se dhuna në familje është shumë prezentë në shoqërinë tonë dhe një dukuri shumë shqetësuese”, tha Qalaj.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathau, tha se rastet e dhunës ndaj gruas po rriten në çdo vend të botës.

Ai tha se dhuna ndaj gruas është dhunë ndaj shoqërisë dhe kjo është shkelja ndaj gjithë komuniteteve.

“Ky raport është bërë i mundur falë ndihmës së jush. Ky raport është bërë i mundur nga ndihma financiare nga BE. Anketa do të shënojë një fund ndaj dhunës së grave dhe ky raport ndjek të njëjtët me metodologjinë e vitit 2014 për gjithë shtet tjera. Dhuna ndaj gruas është dhunë ndaj shoqërisë dhe kjo është shkelja ndaj gjithë komuniteteve. Sipas kësaj ankete 8 për qind kanë përjetuar dhunë seksuale dhe dhunë fizike nga partneri i tyre dhe një nga 20 gra janë dhunuar që nga mosha 15 vjeçare në BE.  Këtë e përmendi se kjo nuk është problem vetëm në Kosovë por në gjithë vendet e BE dhe në vendin ku vij unë. Në Serbi dhe Shqipëri 22 për qind e grave janë dhunuar seksualisht dhe fizikisht. Raste të dhunës ka edhe këtu në Kosovë, ku sipas Policisë së Kosovës gratë janë vrarë nga burrat e tyre dhe kjo është një çështje që e prej gjithë familjen”, ka thënë Brathau.

Natalia Apostollova tha se dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues dhe se mbetet një nga çështjet për të cilat nuk raportohet aq sa duhet.

Ajo kërkoi nga qeveria që të ndajë mjete shtesë per të luftuar këtë dukuri.

“Dhuna ndaj gruas nuk është fenomen vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Dje isha në Mitrovicë se dhuna në familje mbetët një nga çështjet që nuk raportohet aq sa duhet. BE ka pasur kënaqësi në vendosjen e databazës për të raportuar dhunën seksuale dhe kërkoj që qeveria e ardhshme të ndajë fonde në mirëmbajtjen e kësaj data-baze. Pajtohem me anketën por që  kërkohet edhe zbatim sa i përket të gjeturave aty. Mund të thuhet jodetyrimisht se na është thënë diçka që nuk kemi ditur por qeveria duhet të përkujdeset më shumë duke ndarë mjete shtesë në këtë aspekt. Shpresoj se gjetjet do te kontribuojnë në luftën e kësaj dukurie”, tha ajo.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se në rritjen e dhunës në familje kanë ndikuar traumat e luftës dhe gjenocidi që është shkaktuar ndaj gruas në përgjithësi.

Ai tha se në këtë fushë mbetet ende punë për t’u bërë, edhe pse ka pasur progres.

“E arritura e parë është se edhe Kosova është përfshirë në këtë studim të rëndësishëm”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar më tej se është “i vetëdijshëm për pengesat që i bëhen shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Presidenti ka thënë se nuk dëshiron të flasë sa e padrejtë është kjo ndaj qytetarëve të Kosovës, por ka shprehur mirënjohje për përfshirjen e Kosovës në këtë hulumtim.

“U jam mirënjohës që keni vënë të drejtat dhe liritë e individit, qytetarit të Kosovës, mbi çdo politikë të ditës e interes të grupeve apo shteteve të ndryshme. Mostra e respodentëve, pyetjet, intervistat, kanë nxjerrë në pah të dhëna që kërkojnë debat e diskutime thelbësore në shoqërinë kosovare. Për më tepër, anketa që po e publikoni sot, nuk bën vetëm konstatimin e gjendjes, por kërkon shkaqet, analizon shkaqet dhe pasojat, si dhe jep rekomandime për të përmirësuar gjendjen. Po flasim për përmirësimin e pozitës së gruas në Kosovë, për fuqizimin e saj”, ka shtuar presidenti.

Emancipimi i gruas në Kosovë, ai ka thënë se do të thotë emancipim i tërë shoqërisë.

“Fuqizimi i gruas në Kosovë do të thotë fuqizim i parimeve të lirisë, barazisë, dinjitetit që vlejnë për tërë shoqërinë tonë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “me punën e juaj ju po ndihmoni debatin e përgjithshëm shoqëror në Kosovë dhe emancipimin e tërë shoqërisë”.

“Raportin e pashë më herët dhe ndenja e parë ishte dëshpërimi me pozitën e saj që dhuna ushtrohet ndaj gruas. Traumat e luftës së gjenocidit prekin edhe pozitën e gruas dhe tërë shoqërisë për t’u përballur me problemet më të thella dhe më të rëndësishme. Në këtë raport gjeta edhe optimizëm dhe kurajë për të punuar edhe më shumë drejt transformimit të shoqërisë kosovare prandaj më lejoni që ti ndaj disa nga raporti me juve. E para është se edhe Kosova është përfshirë në këtë raport të rëndësishëm. Jam i vetëdijshëm për pengesat që ka Kosova në organizata ndërkombëtare. E arrita e dytë nga ky raport është se keni prekur vetë Ajsbergun dhe jo vetëm majën e saj”, tha Thaçi.

Të ngjashme