Dhuna në familje: Tetë persona të arrestuar, përfshirë një grua gjatë 24 orëve

Prishtinë | 03 Jan 2026 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa raste të dhunës në familje që janë raportuar në komuna të ndryshme të Kosovës.

Raste të tilla kanë përfshirë dhunë fizike dhe psikike, si dhe kanosje, ku autorët janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Në disa raste, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e marra, ndërsa në disa të tjera, autorët janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit për të kaluar procedurat ligjore.

Një mashkull me shtetësi gjermane është arrestuar në Graçanicë pasi, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar bashkëshorten e tij, një femër gjithashtu me shtetësi gjermane.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit deri në këndellje.

“Graqanicë 02.01.2026 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Gjermane, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër me shtetësi Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje”, njoftoi Policia e Kosovës.

Një femër kosovare është arrestuar në Lipjan për ushtrim dhune psikike ndaj nënës së saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 02.01.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Derisa, po në Lipjan, një mashkull kosovar është arrestuar për dhunë ndaj vëllait të tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje pas procedurave të intervistimit.

“Lipjan 02.01.2026 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.

Në Rahovec, dy meshkuj kosovarë, babë e bir, janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht nën ndikim të alkoolit. Të dy janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Rahovec 02.01.2026 – 01:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Kurse, në Malishevë, një mashkull kosovar është arrestuar për kanosje të viktimës femër kosovare, e cila është e fejuara e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 02.01.2026 – 16:30. Është raportuar se viktimën femër kosovare, e ka kanosur përmes telefonit i fejuari i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Një i mitur është arrestuar në Gjakovë për sulm fizik ndaj vëllait të tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë me vendim të prokurorit.

“Gjakovë 01.01.2026 – 22:00. Më 02.01.2026 lidhur me rastin është arrestuari dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”.

Një mashkull kosovar është arrestuar në Mitrovicë për lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë 02.01.2026 – 16:10. Është raportuar se në rast janë përfshirë i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare, të cilët kanë raporte bashkëjetese mes vete. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme