Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në Istog. Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën ka filluar t’i thyejë orenditë e shtëpisë.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K-shqiptar, ka filluar t’i thyejë orenditë e shtëpisë. Më 28.11.2019 njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.