Një femër ka raportuar në Polici se ajo dhe vëllai i saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të hënën në ora 22:30.
Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit nuk janë gjetur në shtëpi nga njësitë policor që i janë përgjigjur rastit.
Por, një ditë më pas, më 24.12.2019 është arrestuar njëri prej të dyshuarve, bashkëshorti i viktimës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.