Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, është dhunuar nga disa persona, raporton TopChannel.

Velço ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Të ngjashme