Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një grua.
Rasti ka ndodhur gjatë muajit shtator të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën më 2 tetor.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM-Gjilan, Shtator 2021 – NN. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.