Ministrja në largim dhe njëherësh kandidatja për deputete nga PDK-ja Dhurata Sadiku-Hoxha sot ka vizituar familjen e heroit të kombit Sylejman N. Jasharit
Pas kësaj vizite ka qenë ministrja ajo e cila përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur që gjatë kësaj vizite ajo është njoftuar edhe me prindërit e heroit teksa ka ndarë edhe fotografi nga shtëpia e tyre.
“Mikëpritje e ngrohtë dhe përkrahje e madhe nga familja e Sylejman Nazmi Jasharit! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!”, ka shkruar në postim ajo.
Kujtojmë se Sylejman N. Jashari u shqua për heroizmin e tij gjatë vitit 1999 ku edhe me 22 prill të atij viti në luftën ndaj serbëve në fshatin Prapashticë të Komunës së Prishtinës ai ra dëshmorë.