Shën Valentini, dita e të dashuruarve, është më 14 shkurt. Por dikush ndoshta ia ka nisur qysh tani të mendoj se çfarë do t’i blejë partnerit.
Me vepra romantike të rëndësishme për shumicën e njerëzve, është vështirë për të gjetur dhuratën më të mirë për të dashurin/en në mënyrë që ta bëni për vete edhe më shumë, shkruan mediumi britanik “Mirror”.
Pavarësisht nëse jeni në lidhje të re apo të gjatë, dhuratat e Ditës së Shën Valentinit janë të rëndësishme.
Për të ndihmuar këdo që nuk ka frymëzim për të zgjedhur një dhuratë të veçantë, Veritas Gifts – një kompani e specializuar për dhurata në Britani të Madhe, ka publikuar një listë të dhuratave për Ditën e Shën Valentinit që s’duhet blerë për “Mbretin” apo “Mbretëreshën” e zemrës tuaj.
Lista e dhuratave që s’duhet blerë:
Parfumet e të famshmëve;
Pajisje shtëpiake;
Çokollata të lira;
Bizhuteri të reja;
Lule në minutën e fundit;
Anëtarësi për palestër.