Di Caprio “prezanton” të dashurën e re brune (Foto)

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 19:51 | Nga

Leonardo Di Caprios i kanë pëlqyer gjithnjë biondet: duke filluar nga Gisele Bündchen te Bar Refaeli, nga modelja e Sport Illustrated Kelly Rohrbach, tek ajo gjermane Toni Garrn…

Por së fundmi, ndryshimi i tendencës përfaqësohet nga bukuroshja brune, Camila Morrone, 21-vjeçe. Ajo, me origjinë argjentinase, është vajza e Lucila Solà, partneres së Al Pacinos.

Prej dy vjetësh sfilon në pasarela dhe është imazhi i fushatave të Victoria’s Secret dhe po frekuentohet me divin e Hollivudit (43 vjeç) prej disa muajsh: në këto foto duken së bashku, ndërsa shëtisin në rrugët e New Yorkut.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme