Eusebio Di Francesco ka pranuar se Roma e kishte humbur rrugën në ndeshjen kundër Milanit, të cilën e humbi me rezultat 0-2 në Stadio Olimpico.
Ishte një tjetër gjysmë e dytë zhgënjyese për Giallorossët pas asaj ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se zhvilluam një gjysmë të parë të mirë dhe i lejuam shumë pak hapësirë Milanit. Nuk ishin të vendosur sa duhet në përfundimin e aksioneve, kjo është e vërtetë”.
“Megjithatë, pas golit të parë, e humbën rrugën. Kjo është diçka që duhet të na bëjë të mendojmë shumë. Nuk ishte çështje fizike, thjesht humbëm kontrollin mbi lojën”.
“Ky duhet të jetë një alarm. Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rezultat e as me sezonin tonë në përgjithësi. Pritëm tjetër paraqitje në pjesën e dytë. E humbëm bashkëveprimin dhe kjo më befasoi”.
“Milani bëri shumë pak në gjysmën e parë, ku ne krijuam raste të rrezikshme, por nuk kishim vetëbesim për t’i përfunduar”.
“(Pas golit në gjysmën e dytë) nuk u desh që të humbnim ashtu në fushë, kemi nevojë për forcë që të qëndrojmë bashkë, t’i qëndrojmë besnik planit të lojës dhe të gjejmë rrugën tonë për t’u kthyer në lojë”, ka thënë trajneri për Mediaset Premium.
Pas fitoreve të Lazios dhe Interit, Roma tash ka rënë nga katër pozitat e para në tabelë.