Roma ka barazuar me Lazion në derbin e javës në Serie A.
Dy skuadrat nga kryeqyteti italian u ndanë në paqe duke luajtur pa gola 0-0.
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco tha se skuadra e tij nuk luajti aq mirë pasi u vërejt lodhja nga ndeshja e Ligës së Kampionëve.
“Në përgjithësi nuk ishte një ndeshje e mirë derbi si gjithmonë. Është vërejtur lodhja e dy skuadrave që luajtën në mesjavë”.
Roma goditi dy shtylla dhe për këtë i vije keq trajnerit që topi nuk u fut në rrjet.
“Kishim rastet tona. Goditëm shtyllën dy herë dhe ndjej keqardhje që nuk fituam tri pikët”, tha Di Francesco.
Krejt në fund trajneri italian ka qetësuar edhe tifozët e tij duke thënë se greku Kostas Manolas nuk ka ndonjë lëndim të rëndë.
“Manolas mori një goditje por që nuk është asgjë serioze. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, përfundoi Di Francesco.