Dialogu, Hoti publikon dokumentet që ia dorëzoi Kurtit

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po konsideron se e ka njoftuar pasuesin e tij në qeveri, Albin Kurtin, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi.

Ky e risqaroi këtë temë, një ditë pasi përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, tregoi se kreu i Qeverisë së Kosovës është ankuar se nuk ka marrë informata të bollshme nga qeveritë paraprake, dhe ka kërkuar kohë të përgatitet, para se të ulet në tavolinë me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Të martën, Hoti i publikoi dy dokumente ku tregohet se janë protokolluar 10 palë dosje lidhur me bisedimet me Beogradin, që i janë dorëzuar kryeministrit të ri.

Ish-kryeministri thotë se ka qenë transparent për dialogun që i ka prirë dhe shprehet i gatshëm ta informojë Kurti përsëri.

Në takimin e fundit në Bruksel, diplomati spanjoll Josep Borell, u pajtua të presë derisa pala kosovarë të përgatitet, por shtoi se nuk mund të shkohet në pushime verore pa rifilluar dialogu.

Të ngjashme