“Alive and kicking (shëndosh dhe në këmbë të veta)”, ishin fjalët që Emisari danez i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, i tha për gazetarët pyetur për procesin me të dalë nga Zyra e Kryeministrit, ku u takua me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Më shumë hollësi nuk ndau dhe udhë mori për takim edhe me liderë të partive të tjera politike.
Në fund të ditës Sorensen i bëri një përmbledhje në “X” të krejt takimeve të tij dhe përkufizoi porosinë që e la në serinë e takimeve të tij: se Marrëveshja e Ohrit është e gjallëdhe se zbatimi i saj “tash, më urgjent se kurrë”.
“Vizitë produktive sot në Kosovë. Në të gjitha takimet që pata, theksova nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, tash më shunë se kurrë. Rruga për integrimin në Bashkimin Evropian shkon përmes përparimin kuptimplotë në dialog. Koha për të shkuar para”, shkroi Sorensen.