Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në ditë e para të shtatorit do të iniciojë dialogun e gjerë kombëtar për çështjen e Kosovës.
Këtë dialog, pos të gjitha partive parlamentare, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, krerë të kishës, zyrtarë të Akademisë serbe, intelektualë të shquar nga sfera të ndryshme ideologjike, etj., transmeton Koha.net.
Qëllimi i kësaj “tryeze të rrumbullakët” ambicioze kombëtare, siç e cilëson e njofton “Novosti”, të cilën kryetari serb e ka paralajmëruar që kur e ka marrë postin, është që Serbia të dalë me strategji sa më homogjene për të zgjidhur lëmshin e nyjës kosovare.
Sipas kësaj gazete, kjo do të thotë se çfarë si popull, marrë para sysh gjendjen faktike, mund të bëhet me Kosovën.
Arritjen e konsensusit të brendshëm për Kosovën e Kushtetutën e re ai ia ka vënë si qëllime kryesore të mandatit të vet presidencial.
Duke folur për Kosovën, më herët Vuçiq kishte thënë se “shpreson se Serbia do të ketë forcë që gjërat t’i vendosë në nivel racional dhe se kërkimi i zgjidhjes është opsion më i mirë se sa ruajtja e konflikti të ngrirë.
Ai megjithatë ka thënë të jetë skeptik për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes ndërsa ka shtuar se është iluzion se SHBA-ja do të heqë dorë nga kërkesa për njohjen e pavarësisë Kosovës.