Dialogu strategjik SHBA-Greqi, mbështetet fuqishëm integrimi Euro-Atlantik i Kosovës

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Greqisë kanë mbajtur takimin e tretë në kuadër të “Dialogut strategjik”.

Aty është diskutuar për një mori çështjesh, përfshirë Ballkanin Perëndimor, transmeton Klankosova.tv.

Në një qëndrim të përbashkët, theksohet mbështetja e të dyja vendeve për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.

“SHBA dhe Greqia së bashku vazhdojnë që të mbështesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në qëndrim.

“Po ashtu theksohet rëndësia e fillimit të nisjes së negociatave në mes të BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sipas kushteve të paracaktuara”.

Të ngjashme