Kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë se takimi i sotëm i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë është për të përcjellë mesazh te të gjithë akterët politikë shqiptarë që dialogu duhet të vazhdojë.
“Federica Mogherini dëshiron të ringjallë procesin dhe të dërgojë një mesazh të fortë për akterët politike shqiptarë, që pavarësisht se kush do të formojë qeverinë e re të Kosovës, të mos heqin dorë nga procesi në Bruksel dhe se ai proces duhet të respektohet dhe se të diskutohen deklaratat e papranueshme të Kurtit dhe Haradinajt si dhe formimi i komunave me shumicë serbe”, ka thënë Dreçun.