Diasporës së Kosovës duhet t’i hiqet e drejta e votës. Kushdo që e merr nje iniciativë të tillë do të duhej të përkrahej, para se gjithash nga qytetarët që jetojnë në Kosovë.
Është interes kombëtar qe ky debat te fillohet në Kosovë dhe atë sa më shpejt qe është e mundur.
E drejta e votës për diasporën është e pamoralshme, e padrejtë për qytetarët brenda Kosovës dhe thellësisht hipokrite.
Është e padrejtë që një qytetar që jeton ne Londer, Berlin e Paris t’ia përcaktojë pushtetin politik një qytetari që jeton në Prishtinë.
Është hipokrite qe njerezit qe jetojne jashte Kosovës, ku janë pjese e sistemit politik, ekonomik e social, t’ia përcaktojë qytetarit brenda Kosovës se çfarë sistemi politik, ekonomik e social do te duhej te jetoje.
Diaspora mund te kete mendim se çfarë po ndodh ne Kosove dhe se si po qeveriset ajo, por jo edhe te kete fuqine e votes qe te ndikoje direkt ne sistemin politik brenda. Kjo mase do te zvogelonte kete manipulimin emocional qe po ndodh per nje kohe te gjate me diasporen per qellime te pastra pushteti.