Diasporës i bëhet thirrje të regjistrohet – shifrat e sakta mundësojnë investime e qasje më të lehtë në shërbime

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 13:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi si dhe regjistrimi i diasporës ishin temat e diskutimit në ditën e tretë të “Javës së Regjistrimit të Popullsisë 2023”, raporton Ekonomia Online.

Avni Kastrati, Menaxher i Regjistrimit të Popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se sfidë mbetet çështja e sigurimit të pajisjeve dhe instrumenteve të nevojshme për regjistrim.

Kastrati shtoi se kjo është hera e fundit që Kosova do ta përdorë mënyrën tradicionale të regjistrimit ballë për ballë.

“Ne tani nga caktimi i datës së fillimit të regjistrimit kemi vetëm 10 muaj në dispozicion, ky projekt ka sfidat e veta për të qenë i suksesshëm. Sfidë mbetët çështja e sigurimit të pajisjeve dhe instrumenteve të nevojshme në kohë sepse janë vitale për regjistrimin e popullsisë, kjo nuk ka qenë sfidë më herëte. Sfidë mbetët edhe përfshirja e stafit profesional. Pas grumbullimi të dhënave në teren, të dhënat duhet të publikoj brenda tre muajve”.

“Njëkohësisht është edhe koha e fundit e dërgimit të të dhënave në BE, konkretisht në Eurostat, sepse në fund të vitit 2023 duhet të dërgohen të dhënat e fundit për t’i paraqitur në nivel të Evropës, edhe në besojmë që do ta mbërrijmë këtë. Kjo është një sfidë sepse ASK-ja duhet të punojë paralel në dy drejtime. Sfidat do të jenë edhe pas regjistrimit, na duhet edhe ndihma e ndërkombëtarëve. Besoj që ky do të jetë regjistrimi i fundit në Kosovë në formën tradicionale, pra ballë për ballë. Kosova dhe ASK-ja besoj që ka kapacitete të mjaftueshme që regjistrimin e ardhshëm ta bëjë përmes të dhënave administrative”, tha ai.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, foli për rëndësinë e regjistrimit të  diasporës.

Sipas saj, në 5 vitet e fundit mbi 6 miliardë euro kanë qenë të hyrat nga diaspora.

Për këtë arsye Gashi tha se regjistrimi i diasporës është i rëndësishëm që të dimë se sa është numri i tyre që jetojnë jashtë, të dhëna mbi investimet që ata bëjnë në vend e gjithashtu këto të dhëna mundësojnë që të përmirësohen shërbimet ndaj tyre.

“Diaspora është një prej elementeve kyçe të rrugëtimit tonë. Nga diaspora në 5 vitet e fundit kemi të hyra mbi 6 miliardë euro. Kemi mungesë të informacionit bazë të asaj qe diaspora ka investuar në vend. Numrit që i referohemi ne qytetarëve tonë që janë jashtë vendit është 800 mijë, kjo shifër është nxjerr nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit në vitin 2000”.

“Mirëpo ajo shifër është shumë më e madhe për në është shumë e rëndësishme që t’i kemi të dhënat. Të dhënat që janë mbledhur nuk kanë qenë të qëndrueshme. Është shumë me rëndësi që ne t’i kemi të dhënat e sakta. Në mënyrë që të përmirësohen shërbimet na duhen të dhënat”.

Vedat Sagonjeva, drejtor në Zyrën për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, tha se të dhënat nga regjistrimi do t’i mundësojnë Qeverisë që të dijë se ku duhet të investoj, raporton EO.

Ai përmendi se sfidë do të jetë edhe regjistrimi i komunitetit rom, sepse sipas tij, ata shpesh herë nuk pranojnë të regjistrohen dhe se Qeveria do të fokusohet më këtë çështje.

Sipas tij, duhet kujdes is shtuar ngase me këto të dhëna Kosova vendoset në hartën e Eurostatit.

“Jemi munduar që për herë të parë që të shkojmë në një nivel tjetër të planifikimit, të identifikojmë, të vendosim tregues të cilët na mundësojnë matjen e performancës së Qeverisë në anën tjetër, arritjen e rezultateve të qëllimeve më të mëdha të vendit për një periudhë më afatgjate. Dua të theksoj që kemi pasur sfida për me siguruar ato të dhëna. Regjistrimi i popullsisë na mundëson që të kemi të dhëna dhe t’i rifreskojmë të dhënat që kemi”.

“Së dyti, secila zonë në Kosovë secili rajon ka nivele të ndryshme të zhvillimit edhe në këtë aspekt të dhënat do të na orientojnë si politikëbërës, si qeveri se ky duhet t’i orientojmë financat. Është shumë më rëndësi kur flasim për migrimin, kemi sfidë edhe migrim të brendshëm. Ka lëvizje shumë të mëdha demografike. Kemi shkolla të zbrasta, mirëpo a i kemi ato të dhëna për më bërë planifikimin e duhur për ndryshimet në sektorin e arsimit”.

“Trendi është që të lëvizin në zonat urbane. Një prej pakicave që ka më së shumti probleme është komuniteti rom, sepse ata refuzojnë që të regjistrohen dhe ne duhet të fokusohemi në këtë. Planifikimi është shumë i rëndësishëm, por nuk kemi sistem të mirë të monitorimit. Kjo për shkak se ndoshta jemi ende shtet në ndërtim. Të dhënat që do ti kemi do të na mundësojnë më mirë që të shohim. Me këto të dhëna Kosova vendoset në hartën e Eurostat-it”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme