Bashkia e Dibrës i ka akorduar kryeministrit Edi Rama titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin e projektit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Por kreu i qeverisë e ka refuzuar këtë titull mirënjohje. Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thotë se Rama falenderon Bashkinë e Dibrës, por është kundër dhënies së titujve për politikanët në detyrë.
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë. Duke falenderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Kryeministrit Rama.