Çfarë po ndodhë me lëvizjet e fundit “dramatike” në Dialogun Kosovë-Serbi?
Kanë ndodhur disa lëvizje më të veçanta, mos me t’i quaj të jashtëzakonshme, ditët e fundit rreth dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe përkrahur nga SHBA-ja. Pas një bllokade gati njëvjeçare, ndoshta diçka “pozitive” ka lëvizur.
Kjo duket që ka ndodhur pas ndonjë dakordimi ‘sekret’ që ne ende nuk jemi në dijeni por do ta kuptojmë në periudhën e ardhshme; Kjo është jashtëzakonisht pozitive për Kosovën dhe mund të ketë ‘qetësuar’ kryeministrin e Kosovës që jo gjithmonë ka qenë bashkëpunues me aleatët në këtë temë.
Lajçak bëri vizitë në Kosovë dhe Serbi dhe u takua me dy delegacionet, përfshirë me presidentin e Serbisë ku pas takimit tha që kanë pasur ‘biseda të hapura’ dhe ‘janë pajtuar për hapat e ardhshëm në dialog’. Kjo ka tingëlluar thujase Lajçak po fillon punën e jo po përfundon. Diçka mund të ketë lëvizur..
……
Kur të gjitha këto lëvizje ndodhin apo vendosen në një kontekst të ngusht kohor, atëherë kjo mund të na jep përshtypjen që diçka do të mund të ketë lëvizur në dialog. Diçka ku edhe SHBA është e përfshirë.
Ka disa mendime që këto lëvizje do të mund të jenë imponuar për të thithur fondet milardëshe të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin, por pse atëherë SHBA janë kaq të kyçur dhe kanë theksuar dhe rivendosur një pozicion të fuqishëm që Serbia duhet të njohë Kosovën?
Ne do të kuptojmë më shumë gjatë javës së ardhshme nëse dicka me të vërtetë ka ndryshuar, por kemi disa indikatorë dhe sinjale nga shumë aktorë që sugjerojnë që ndonjë pajtim mes Kurtit dhe Vuçiqit të ketë ndodhur. Për atë arsye ndoshta SHBA, për të qetësuar opinionin vendor në Kosovë, ritheksuan që Serbia duhet të njohë Kosovën.
E në anën tjetër Vuçiq bisedoi me Macronin për të kërkuar ndonjë favor. E mbi të gjitha, Kurti u pajtua të takohet direkt me Vuçiqin, e mandati i Lajçakut u vazhdua edhe pak kohë. A nuk janë këto ‘isharete’ të forta me na shti me besu që diçka mund të ketë lëvizur?