Dielli po kalon një “periudhë qetësie”, shndrit më pak se yje të ngjashëm

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Dielli është burimi më i rëndësishëm i energjisë për jetën në Tokë, por sipas një studimi të ri, ai është ‘pak i fjetur’ në krahasim me yje të tjerë në univers.

Astronomë nga instituti Max Planck në Gjermani e krahasuan Diellin me qindra yje të ngjashëm dhe, siç transmeton BW studimin, zbuluan se ai pluskonte me një fuqi 5 herë më të ulët se ata.

Duke përdorur të dhëna nga teleskopi Kepler i institutit NASA, ata zgjodhën yjet me një temperaturë sipërfaqeje të përafërt, moshë dhe rrotullim të ngjashëm, në galaksinë e Rrugës së Qumështit.

Kërkuesit nuk munden të thonë me siguri nëse Dielli po përjeton ‘një periudhë qetësie’ që prej 9000 vitesh apo është që në origjinë më pak i shndritshëm se yjet e tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme