Dieta Mesdhetare në një pilulë të vetme e cila shëron sëmundjet e zemrës

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 11:31 | Nga

Hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar se absorbimi i licopenit – substanca e kuqe që gjendet në domate – ka rritje drastike në efektivitet kur kombinohet me proteinë qumështi.

Ata besojnë se efektet e përdorimit të një kombinimi të tillë – e njëjtë me ata të cilët hanë dieta Mesdhetare– mund ta reduktojnë zhbllokimin e artereve që ndodh gjatë sëmundjeve të zemrës.

Licopeni njihet për parandalimin e arterosklerozës, por rrallëherë absorbohet në formë natyrale.

Në eksperimentet e mëhershme, formula e quajtur LactoLycopene, e kishte përmirësuar qarkullimin e gjakut për 53 për qind te pacientët të cilët kishin qenë të diagnostikuar me ndonjë sëmundje të zemrës.

Joseph Cheriyan thotë se pilulat nuk janë zëvendësim i një diete të shëndetshme, por u ofrojnë përfitime shtesë tretmanëve të ndryshëm të sëmundjeve të zemrës.

Vlen të ceket se sëmundjet e zemrës mbeten ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme