Dietat mesdhetare mund të ndihmojnë në parandalimin e depresionit, thuhet sipas hulumtimeve të fundit, transmeton Klan Kosova.
Por një ekspert i mjekësisë metabolike thotë se duhet të ekzistojnë prova më rigoroze, për të konfirmuar dëshminë e lidhjes potenciale.
Një dietë me bazë bimore për fruta, perime, kokrra, peshk, arra dhe vaj ulliri – por jo shumë mish ose qumësht – duket se ka përfitime në disponimin e një personi.
Ekspertët thonë se gjykimet tani janë të nevojshme për të testuar teorinë dhe për të mësuar nëse depresioni mund të trajtohet me dietë.
Pse dietat mesdhetare janë kaq të shëndetshme?
Dr Camille Lasalle, që bëri analizën me kolegët e University College London, tha se provat deri më tani kanë vënë në dukje idenë se ushqimet që hamë mund të bëjnë një ndryshim në uljen e rrezikut të depresionit, edhe pse nuk ka ende një provë të fortë klinike .