Shkencëtari japonez, Yoshinori Ohsumi, ka zbuluar parimin e ushqimit që ndihmon në ruajtjen e rinisë dhe shëndetit. Për zbulimin e vet i është ndarë shpërblimi “Nobel” për mjekësi
Esenca e punës së tij është e thjeshtë: nëse një kohë qëndrojmë të uritur, gjatë asaj kohe qelizat përpunojnë çdo gjë të vjetër dhe të panevojshme dhe – rinohen. Ky proces quhet autofagji.
Emërtimi autofagji i është dhënë këtij procesi nga belgu Christian de Duve, që ishte një nga tre fituesit e Nobel-it të mjekësisë në vitin 1974. Ai ishte gjithashtu në zemër të punimeve që i dhanë në vitin 2004 çmimin Nobel amerikanit, Irwin Rosedhe izraelitëve, Aaron Ciechanover dhe Avram Hershko.
Ky proces është thelbësor për rinovimin e qelizave. Qelizat tona vetëshkatërrohen duke u shndërruar në fshikëza me dy membrana para se të konsumohen nga lizosomet, organe të zakonshme të ngarkuara me tretjen dhe shkatërrimin e mbetjeve dhe baktereve.
“Ajo që ai tregoi ishte se këto nuk ishin grumbullim mbetjesh, por uzina riciklimi”, thekson për Fondacionin Nobel një profesor i mjekësisë molekulare, Juleen Zierath.
Madje funksionimi i keq i këtij mekanizmi mund të sjellë çdo lloji sëmundje, si ato të quajtura sëmundje të lizosomeve, ato me origjinë gjenetike, apo sëmundje si ajo e Huntington, e Alzheimer, atyre të miopatisë etj.
“Nëse funksionimi i autofagjisë është defektoz, qelizat nervore nuk funksionojnë korrektësisht. Madje në disa studime eksperimentale është vërejtur që edhe embrioni nuk zhvillohet normalisht”, theksoi presidenti i asamblesë së Nobel-it të mjekësisë, Rune Toftgard.
Madje ndryshimi i gjeneve të autofagjisë mund të sjellë sëmundje gjenetike. Kërkimet intensive mbi këtë sistem mund të ndihmojë në gjetjen e kurimeve më shumë sëmundje deri tani të pakurueshme.
Ky sistem do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni njohuritë e këtij shkencëtari, me ndryshimin e vetëm një shprehie në ushqim.
Hulumtuesit kanë studiuar lloje të ndryshme të agjërimit të kohëpaskohshëm dhe kanë përpunuar mënyrën më të thjeshtë dhe më të parrezikshme të ushqimit e cila nxit autofagjinë dhe ndihmon të ruani rininë dhe të arrini peshën ideale.
Çfarë do të thotë “dritare ushqimi?”
Dritare është koha kur gjatë një dite hamë. Ai i cili zgjohet në orën 7 dhe ha ushqim një orë më vonë, hap dritaren në orën 8 të mëngjesit. Nëse darka është midis orës 20 dhe 22, dritarja është e hapur në orën12 – 14 gjatë ditës.
Më parë është konsideruar që duhet ngrënë më shpesh dhe nga pak, në mënyrë që trupi të mos fillojë të krijojë dhjamë.
Hulumtimet e bëra më 2017 tregojnë që ata të cilët kanë ngrënë midis orës 8 dhe 22 janë më pak të shëndetshëm se ata të cilët kanë ngrënë midis orës 8 dhe 14. Nëse dritarja e ushqimit hapet vetëm në orën 6 dhe 8, zvogëlohet rreziku nga diabeti, anemia dhe obeziteti.
Çfarë ndodh kur ngushtojmë dritaren e ushqimit?
Janë bërë shumë hulumtime se si përkufizimi i dritares së ushqimit ndikon në nivelin e kolesterinës dhe sheqerit në gjak, apetit dhe në peshë trupore. Atëherë, në vitin 2017 shkencëtarët kanë verifikuar hipotezat e tyre, duke ua zvogëluar personave që kanë marrë pjesë në eksperiment dritaren në 12, 8, 6 ose 4 orë, kur të gjithë kanë ngrënë njësoj si edhe zakonisht, jo artikuj të posaçëm. Sasia e kalorive për grupet e kontrollit ka qenë e njëjtë.
Hulumtuesit kanë zbuluar që dritarja e ngushtuar e ushqimit zvogëlon oscilimet ditore të urisë dhe shton djegien e yndyrës gjatë natës, por gjithashtu përmirëson fleksibilitetin metabolik.
Dritarja e vogël e ushqimit është e dobishme edhe për shëndetin e përgjithshëm:
– shton rezistencën ndaj rrezeve ultraviolete, kancerit të lëkurës dhe plakjes së saj;
– zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit;
– ul shtypjen e gjakut;
– zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës;
– përmirëson cilësinë e gjumit
Përse është aq e rëndësishme koha kur hamë
Jo vetëm që është me rëndësi të zvogëlohet dritarja e ushqimit, por edhe të zgjidhet koha e duhur për të ngrënë. Çdo organizëm ka ritmin biologjik – oscilimet e orës së brendshme, lidhur me ndërrimin e ditës dhe natës.
Në orët e mëngjesit tajit hormoni kortizol, prandaj marrim energji dhe apetit. Në mbrëmje tajit melatonina dhe trupi përgatitet për gjumë. Proceset e brendshme ngadalësohen dhe vetvetiu edhe tretja.
Kur hamë në mbrëmje, çrregullojmë orën e brendshme:
– në mëngjes nuk kemi forcë, sepse niveli i kortizolit është i ulët;
– organizmi zgjohet vetëm gjatë ditës;
– në mbrëmje niveli i kortizolit rritet dhe prandaj jemi të uritur dhe aktivë, ndërkaq trupi duhet të flejë gjumë;
– për shkak të kësaj, shtohet rreziku nga diabeti, obeziteti dhe depresioni.
Si të bëhet orari
Për të vendosur ritmin biologjik, duhet:
– të ngriheni në orën 6 – 7 të mëngjesit apo kur të zbardh drita;
– kafjallin 50 – 60 minuta pas zgjimit;
– filloni të punoni 2 – 3 orë pas zgjimit;
– hani për kafjall më shumë se për drekë;
– zvogëloni dritaren e ushqimit në 6 – 8 orë, pa ndryshim të përmbajtjes së kalorive
Ky është shembulli i dritares 8-orëshe:
Zgjimi në orën 7, pastaj kafjall të pasur në orën 8, drekë të lehtë në orën 12, ndërkaq darka në orën 16. Për ata më të vendosurit – pa darkë.
Si të luftohet kundër ndjenjës së urisë
Me siguri pyesni: si të luftoj gjithë mbrëmjen me ndjenjën e urisë? Shkencëtarët gjithashtu kanë studiuar këtë fenomen. Është treguar që hormoni i urisë gjithashtu është i lidhur me ritmin biologjik dhe lirohet më së shumti rreth orës 8, 13 dhe 19.
Pa marrë parasysh nëse keni ngrënë apo pirë vetëm çaj, pas dy orësh nga çdo nivel më i lartë – uria kalon. Kjo do të thotë që nuk duhet besuar ndjenjës së urisë, e cila na josh të shkojmë te frigoriferi çdo tri orë.
Shkencëtarët thonë që trupi me kalimin e kohës mësohet me pauzat e mëdha midis racioneve, ndërkaq ndjenja e urisë bëhet më e dobët. Nëse hani shpesh, ndjenja e urisë bëhet më e fuqishme.
Mbase herën e parë do t’ju jetë e vështirë të zvogëloni dritaren: disa ditë do ta keni dëshirën të papërballueshme që të hani çdo gjë pas orës 19. Ajo periudhë mund të mbijetohet duke ngrënë nga pak pemë dhe perime.
Pas një jave, organizmi do të mësohet – apetiti do t’ju ulet, gjumi do të bëhet më i thellë, ndërkaq humori i mëngjesit do t’ju jetë më i mirë! /Telegrafi/