Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon Konferencën Ndërkombëtare “DIGITALKS”.
Me 11 dhe 12 tetor organizohet Konferenca Ndërkombëtare “DIGITALKS”, që synon të jetë një konferencë vjetore që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara, politikë bërës të nivelit të lartë, akademikë dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe politikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, duke shtuar se pjesëmarrës do të ketë edhe nga universitete të njohura nëpër botë.
“Pjesëmarrës në Konferencë do të jenë znj. Mariya Gabriel – Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Ministrat përgjegjës për Inovacion dhe Ekonomi nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga James Madison University nga SHBA, përfaqësues nga LSE nga Londra, Kryetarët e Odave Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekspert të fushës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,” ka shkruar Beqaj në Facebook.