Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Dy automjete janë djegur pak pas mesnate në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në fshatin Nartë dhe mjetet janë në pronësi të 49-vjeçarit, A. G.

Ky i fundit është pronar i një restoranti në fshatin Nartë dhe nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie është e qëllimshme.

Makinat e djegura janë hequr nga vendi i ngjarjes nga grupi hetimor.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./Top Channel

Të ngjashme