Në orët e hershme të mëngjesit e ka kapluar zjarri fabrikën ‘Pëllumbi’ që merret me përpunimin e plastikës, në Negroc të Drenasit.
Këtë djegie e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, shkrun Gazetametro.net.
Metro mëson se djegia ka ardhur si pasojë e rrymës, dhe ka ndodhur në orën 3:00 të këtij mëngjesi.
Por, çka vlen të theksohet, në këtë lagje vetëm muajin e fundit janë djegur edhe dy shtëpi si pasojë e rrymës. Madje, pronarët e fabrikës e kanë konfirmuar se të gjitha makineritë kanë qenë të ndalura kur ka ndodhur djegia.
Ndërkohë, Policia e zjarrfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin.