Sot në mëngjes në rrugën “Bajram Curri” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri një banesë, nga ku ende po vazhdon të dal tym.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, sipas të cilës zjarri tashmë është lokalizuar.
“Sot rreth orës 8:50 në mëngjes kemi pranuar një informatë që një banesë në rrugën ‘Bajram Curri’ është përfshirë nga zjarri. Për fat të mirë zjarri ka prekur vetëm një pjesë të banesës dhe një pjesë ka shpëtuar”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, njësitet policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ndërkaq, Indeksonline merr vesh jozyrtarisht se shkak për zjarrin mund të jetë një shpërthim te njehsorët e rrymës elektrike.