Një banesë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë është kapluar nga zjarri në pjesën e jashtme ku edhe ka ballkonin, me ç’rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo banesë.
Ekipi i zjarrfikësve ka reaguar duke dalur në vendin e ngjarjes dhe ka evituar rrezikun nga zjarri.
Familjarët e banesës po dyshojnë se dikush ka hedhur ndonjë gjë në ballkonin e banesës ku edhe ka shkaktuar zjarrin.
Ndërkohë edhe policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka filluar hetimet për rastin.