Një hangar me plot super vetura në Cheshire në Britani të Madhe është përfshirë nga zjarri.
Sipas një postimi në Facebook të faqes “Supercar Fails”, thuhet se në hangar ishin mbi 80 vetura të shtrenjta të cilat janë djegur në tërësi, duke përfshirë edhe këtë LaFerrari gjysmë të djegur që shihet në foto.
Ky Ferrari ishte njëri nga 499 njësi të prodhuara dhe se vlera e tij thuhet se është mbi një milion funte. Në mesin e këtyre super veturave që janë shkatërruar thuhet se ishte Jaguar XJ220, një nga 287 njësi të prodhuara.
Gjithashtu thuhet se vetura më e shtrenjtë në këtë koleksion që është shkatërruar nga zjarri kishte vlerë mbi 3 milionë funte, shkruan index.hr.
Pronari i këtij koleksioni i ka mbajtur këto vetura në dy salla dhe zjarri i kaploi jashtëzakonisht fort. Edhe pse shumica e këtyre veturave ishin të siguruara, në mesin e tyre kishte edhe modele unike kështu që humbja është e pariparueshme.
Një burim jozyrtar, “The Sun”-it britanik i ka thënë se pronari e ka shumë të vështirë ta përballojë këtë humbje.(Koha)
Këto janë disa nga veturat e rralla që janë djegur:
Aston Martin AMV12S
Aston Martin Zagato
BMW M2
Fiat 695 Biposto
Ferrari 250 GTE
Ferrari 355 Fiorano Handling pack
Ferrari 360 Spider
Ferrari 599GTO
Ferrari F12tdf
Ferrari GTC4 Lusso
Ferrari Pista (Red one)
Ferrari 812SF
Lamborghini Tractor
Lexus LFA
McLaren chassis
McLaren 650S
McLaren 675LT
McLaren Senna
Porsche 991 Endurance Cup
Porsche CGT