Digjet një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është djegur një shtëpi në Klinë, ku si pasojë e zjarrit janë lënduar katër persona.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Po ashtu, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme