Digjet një tempull fetar në Tatarstan

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 10:15 | Nga

Një trup i pajetë është gjetur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Tatarstan të quajtur “Tempulli i të gjitha feve”.

Ministria e Emergjencave të Tatarstanit ka thënë se trupi i pajetë është gjendur brenda ndërtesës, pasi zjarri ishte shuar.

Zjarri shpërtheu në mëngjesin e 10 prillit. Ndërtesa gjendet në kryeqytetin Kazan.

Viktima akoma nuk është identifikuar dhe po ashtu shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Hetuesit janë duke shikuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo ishte aksident.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme