Digjet një veturë me targa serbe në Leposaviq

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Një veturë me targa serbe është djegur sot në Leposaviq.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Ai tha se dëme kanë pësuar edhe dy vetura tjera.

“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin”, tha Elshani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme