Digjet Shtëpia e Shëndetin në veri të Mitrovicës

Mitrovicë | 16 Pri 2017 | 08:24 | Nga

Gjatë natës së mbrëmshme është thyer objekti dhe më pas i është futur zjarri Shtëpisë së Shëndetit në lagjen e Minatorëve, objekt ky që gjendet në veri të Mitrovicës.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flaka është ndaluar dhe nuk ka arritur të shpërndahet më tej, dhe nuk ka të lënduar.

“Pavarësisht çdo sulmi, dhe nga kushdo që vjen, askush nuk do të mund të ndalë ndryshimin që kemi filluar të sjellim në shëndetësinë në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shëndetësisë në komunën e Mitrovicës. (EkonomiaOnline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme