Një veturë e tipit BMW është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po vazhdon hetimet në ndriçimin e rastit.
Mësohet se bëhet fjalë për veturen e vëllaut të ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Rrustem Mustafa-Remi.