Kopja e veturës së “Batmanit” do të hidhet në ankand për 30 mijë funta

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Vetura kopje e veturës së famshme “Batmobile” që është përdorur në filmin e Betmenit me aktor kryesor Michael Keaton do të hidhet në ankanda për tu shitur me një çmim prej 30 mijë funtash.

Vetura është një kopje identike e veturës që ishte përdorur në dy filma të Betmenit në vitin 1989 dhe në vitin 1992.

Në vitin 2016, një kompani në Mbretërinë e Bashkuar e kishte krijuar kopjen e saj, duke përdorur një Ford Mustang të vitit 1965 si bazë, shkruan Daily Mail.

Kur kishte përfunduar prodhimi i saj, një muze në Londër e kishte blerë atë mirëpo tani që muzeu është detyruar t’i mbyll dyert për vizitorë, ajo do të hidhet në ankand për tu shitur.

Vetura është në gjendje të rregullt dhe mund të përdoret për të udhëtuar me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme