Është djegur xhamia e fshatit Drenoc të Deçanit të premten rreth orës 21:00.
Djegien e xhamisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për Klan Kosova.
Ibraj megjithatë ka thënë se ende nuk mund të japë një version për atë se si zjarri ka kapluar xhaminë.
Ndërsa banorë të fshatit Drenoc kanë thënë se dyshimet e para për zjarrin janë se ka ndodhur për shkak të rrymës, saktësisht për shkak të një trafoje e cila gjendet shumë afër xhamisë.
Po ashtu, njoftohet se në xhami ka qenë edhe një shporet që ndezët me drunj, i cili zakonisht është ndezur për të kryer faljen nga besimtarët të premteve.