Federico Dimarco i Hellas Veronës shënoi gol të shkëlqyer pas pasimit që e mori nga Mattia Zaccagni. Me gjuajtje shumë të fuqishme mposhti portierin e Torinos, Salvatore Sirigu, të mërkurën në Torino.
Dimarco realizoi në minutën e 67-të dhe ishte goli i epërsisë, por Torino barazoi shifrat gjashtë minuta më vonë nëpërmjet Gleison Bremer.
Takimi Torino-Verona përfundoi 1:1.
Për skuadrën torineze, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u inkuadrua në minutën e 89-të.