Në selinë e NATO-s në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike.
Ministri Nikolla Dimitrov, tha se ndjehet i emocionuar që gjendet në mesin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të NATO-s ,ndërsa për Maqedoninë anëtarësimi në NATO është përmbushje e premtimit të gjeneratave të mëhershme.
“Me anëtarësimin në familjen euroatlantike, ne përmbushim premtimin e prindërve tonë se qëllimi jonë kryesor është anëtarësimi në NATO. Marrëveshja erdhi nga përkushtimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Gjithashtu dua të përmend lidershipin e kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili na inkurajoi në nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë”.
“Për ne NATO është familje që ka siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ky udhëtim na ka bërë neve më të pjekur dhe kemi dëshmuar se mund të marrim përgjegjësitë tona si dhe të zgjidhim problemet. Udhëtimi nuk ka përfunduar dhe ne nuk do të ecim vetë, do të kemi 29 aleatë tjerë”, tha Dimitrov.
Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.