Dimovski “kërcënon” Xhaferin, mos nxitni trazira të reja

Shkup | 29 Jan 2018 | 21:15 | Nga

“Nuk po i drejtohem askujt, po ju drejtohem juve si kolegë i vjetër… Ju lutem sinqerisht që ti përmbahemi formës së procedurave që të mos shkaktojmë sërish ndonjë situatë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Atmosferë e tillë e tensionuar mbizotëroi në kuvend gjatë gjithë debatin për rendin e ditës në seancën e sotme të kuvendit. Vetëm për rendin e ditës, pothuajse të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së u paraqitën për fjalë, shkruan tv21.tv.

Disa nga deputetet e partisë opozitare nuk e dinin as emërimin e saktë të pikave të rendit të ditës, kurse për këtë shkak, kryetari i kuvendit ishte i detyruar që propozimin e tyre mos ta hedhë në votim.

Edhe pas të gjitha debateve, gjithçka që fitoi VMRO-DPMNE është koha. Rendi i ditës mbeti i njëjtë, kurse shqipja është si pikë e tetë. Partia opozitare me dorëzimin e më shumë se 35 000 amendamenteve bëri të qartë se do të tentojë që sa më shumë ta zvarrisë sjelljen e ligjit, madje me zvarritje filloi që nga votimi i rendit të ditës.

Vetëm për arsyetimin e këtyre amendamenteve nga propozuesi do të duhen më shumë se 7 muaj.

Të ngjashme