Dina Lohan ka rënë në dashuri me një burrë të cilin kurrë nuk e ka takuar.
Nëna e Lindsay Lohan, foli për marrëdhënien e saj unike me ‘një person të veçantë’.
“Mezi pres të ju tregoj për këtë djalë”, tha 56-vjeçarja.
“Unë kam folur me të për pesë vjet. Çdo ditë, shumë, ndihem sikur e njoh”.
“E dini ndjenjën kur flisni me dikë në telefon?”.
Dina shpjegoi se ajo ende nuk e ka takuar njeriun misterioz sepse ai jeton në San Francisko duke u kujdesur për nënën e tij dhe nuk përdor Face Time për të folur me kamerë.
Ajo madje tha se do të martohet një ditë me të.
“Ai është i vërtetë. Betohem. Duket çudi por unë do të martohem me të. Unë flas me nënën e tij”.