Lohan fton Beyoncen dhe Britney në ditëlindje

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 11:18 | Nga

Lindsay Lohan ka plane të mëdha për ditëlindjen e saj.

Aktorja, e cila do të mbushë 31 vjet më 2 korrik, bëri një “cicërimë” në Twitter duke ftuar Paris Hiltonin, Britney Spearsin dhe Beyoncen për të festuar ditëlindjen e saj këtë fundjavë në Greqi.

“#nicegirls @britneyspears @parishilton të vijnë në #mykonos për ditëlindjen time këtë fundjavë @Beyonce edhe ju”, shkroi Lindsay.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e artistëve nëse do të festojnë me aktoren ditëlindjen e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme