Chukwueze operohet me sukses në Londër, nis rehabilitimin

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Samuel Chukwueze ka kaluar me sukses operacionin në Londër, pas lëndimit të rëndë që pësoi në ijën e majtë. AC Milan ka konfirmuar zyrtarisht se ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses.

Sulmuesi nigerian iu nënshtrua operacionit për të trajtuar këputjen e tendinit të muskulit tensor fasciae latae në ijën e majtë. Ndërhyrja u krye nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të Milanit, Stefano Mazzoni.

Chukwueze do të rikthehet gjatë ditës së sotme në Itali, ku do të nisë menjëherë procesin e rehabilitimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të marrë rreth tre muaj, megjithëse klubi ende nuk ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin në aktivitet./

Të ngjashme