Flick e sqaron zëvendësimin e Raphinhas: Nuk ishte i zemëruar, ishte prekur nga tragjedia

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Hansi Flick ka zbuluar arsyen e vërtetë të reagimit të Raphinhas gjatë zëvendësimit në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Aston Villas.

Sulmuesi brazilian u duk i pakënaqur në momentin kur u largua nga fusha, por trajneri gjerman sqaroi se reagimi i tij nuk kishte të bënte me zëvendësimin.

Raphinha ishte emocionalisht i prekur nga vdekja tragjike e futbollistit Jesús de Miguel në Tenerife.

“Të gjithë mendojnë se isha i zemëruar me të dhe se për këtë arsye vendosa ta zëvendësoja, por nuk ishte kështu. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lëmë të gjitha gjërat anash dhe të vazhdojmë me planin tonë. Jemi njerëz dhe gjëra të tilla na prekin”, deklaroi Flick.

Trajneri i Barcelonës shprehu ngushëllimet për familjen, klubin dhe tifozët e futbollistit të ndjerë.

Flick foli edhe për paraqitjen mbrojtëse të skuadrës, duke e cilësuar atë të jashtëzakonshme. Ai vlerësoi veçanërisht mënyrën se si Barcelona qëndroi kompakte dhe ushtroi presion ndaj kundërshtarit për ta detyruar të gabonte. /Gazeta Express

Të ngjashme