Lohan: E kaluara ime të harrohet, mos ma përsëritni

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 14:08 | Nga

Aktorja e njohur amerikane, Lindsay Lohan, në deklaratën e fundit për media, ka thënë se e kaluara e saj prej vajzeje rebele tash e tutje mbetet prapa, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së

31 vjeçarja thotë se, nga tani e tutje, fokusi i saj do të jetë zhvillimi i një karriere në biznes.

Ajo ju bënë thirrje njerëzve që të mos ia përmendim më të kaluarën dhe ta lënë rehat të mendoj për të ardhmen.

“Dhe e kaluara ime duhet të qëndrojë në të kaluarën. Njerëzit duhet vetëm ta lënë të kaluarën time dhe të ndalen së përsërituri, sepse nuk është më – është zhdukur. Ka vdekur. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë aktorja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme